Loading…

Një shqiptari i zihet automjeti plot me drogë

  • 28/04/2018 | 08:26

Një shqiptari i zihet automjeti plot me drogë

Policia greke ka finalizuar një operacion antidrogë në kuadër të të cilit janë sekuestruar 248 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.


Gjatë operacionit policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një grek, të implikuar në rrjetin e trafikut.

Sipas informacioneve, policia greke ka ndjekur dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër. Pas disa kilometrash i ka ndaluar. Në njërën prej tyre, e cila drejtohej nga një 27-vjeçar shqiptar janë gjetur 248 kilogramë marijuanë.

Ky i fundit, ishte arratisur nga burgu i Trikalas në 15 Shkurt të vitit 2013, pasi ishte larguar me leje por nuk ishte kthyer më. Atij iu gjet me vete edhe një kartë identiteti e falsifikuar, me emër tjetër, përcjell indeksonline.

Ndërkohë, policia ka prangosur edhe dy persona të tjerë, një grek dhe një shqiptar. Emrat e të ndaluarve nuk janë zbuluar për arsye hetimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë