Një shqiptar është arratisur nga një burg në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në orën 10:30 minuta të paradites në burgun e Alessandrias në Itali.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, shqiptari (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar, shkruan syri.net.
I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë pas.
Alarmi ka shpërthyer menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për shqiptarin e arratisur, i cili sipas policisë, nuk ka mundësi për tu larguar shumë nga zona.