Një fotograf amator ka arritur që të kap një balenë duke kryer një rrokullisje nga prapa në Firth of Forth të Scotlandës, transmeton gazetametro.net.
Allan Brown, 67 vjeç, mori menjëherë aparatin e tij pas kishte vërejtur nga shtëpia e tij një balenë duke u zhytur.
Pensionisti, nga Kirkcaldy, ka bërë rrugën e tij në Kinghorn, ku ai kishte arritur ta shohë këtë rrokullisje të rralle të balenave.
Brown, e kishte vërejtur balenën, dhe ka pritur deri sa ajo e bëri një hedhje dhe rrotullim fantastik. Ai tha se ai kurrë nuk kishte parë një gjë të tillë më parë.
“Kjo çfarë pash, ishte e jashtëzakonshme, diçka që kurrë nuk parë, rrotullimi i saj ishte thjesht fantastik” tha pensionisti Brown. /gazetametro.net