Loading…

Një rrëfim fshati (Foto)

  • 07/12/2016 | 23:29

Një rrëfim fshati (Foto)

Fshati përveç ajrit të pastër që ka, ofron edhe pamje shumë të bukura, ku shumë nga ne e gjejmë dhe e shijojmë lirinë e jetës brenda asaj natyre piktoreske.


Të jetosh në një shtëpi i rrethuar nga pemë të gjata e pranë burimeve të ujit që ka fshati sigurisht që është një kënaqësi e vërtetë.  Zhurma, stresi i punës, njerëz të shumtë shesheve të qytetit  duhet reduktuar nganjëherë, për ta gjetur veten pranë natyrës  së gjelbërt e të bukur, pa zhurmë, pa stres e pa fluks të njerëzve.

Ata që ndoshta i gëzohen më shumë jetës në fshat janë fëmijët për shkak të hapësirës më të madhe, ku kanë mundësi më shumë për të luajtur e për të kryer aktivitetet e tyre dhe të jetojnë të shëndetshëm me ajrin që për dallim nga qyteti është shumë më i pastër.

Gazetametro.net e vazhdon këtë rrëfim për fshatin duke ia bashkangjitur disa fotografi të fëmijëve të bëra nga fotografja Elena Shumilova :
862105-1000-1458987064-4

Horizont i pafund, një mbrëmje e qetë me një zhurmë të lehtë të zogjëve do ta relaksonin çdo njeri. Ditë e re e zbardhur në fshat sjellë një kënaqësi për të shijuar nga mëngjesi deri në mbrëmje të bukurën që gjendet brenda tij.
862205-1000-1458987064-3
Aventurat e reja janë gjithmonë duke pritur për t’i ndjerë e  për t’i eksploruar edhe më tej në hapësirat e freskëta e të mahnitshme në fshat, në shoqërimin e kafshëve si banorë autokton e të përhershëm të tij.

862505-1000-1458987064-9
Pastaj, lumenjt e liqenet që i japin një pamje të mrekullueshme natyrës piktoreske e bëjnë edhe më tërheqës një vizitë në fshat. Bubullima e ujit, valët e qeta e të dendura të lumenjëve përçojnë një ritëm kohe në mendjen e njeriut, duke i shijuar si melodi e jetës  e përcjellë përmes natyrës.
863255-1000-1458987064-19
E bukura që e karakterizon një fshat nuk qëndron vetëm në pamjen e tij, te pemët, liqenet, kafshët por edhe në atë që i bën njerëzit të ndjejnë kur janë atje./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë