Loading…

Një ‘robot’ që kontrollon fotografitë e pasaportës

  • 07/12/2016 | 23:30

Një ‘robot’ që kontrollon fotografitë e pasaportës

Një teknologji e re për fotografinë e pasaportës është duke u aplikuar në Zelandën e Re. Një “fotograf robot” që fotografon njerëzit pëballë tij sinjalizon menjëherë nëse fotografia nuk është në rregull, dhe kështu duhet fotografuar prapë për të kapur pamjen që nevojitet për dokumente zyrtare siç është pasaporta.

Richard Lee një qytetar i Zelandës së re është ballafaquar me këtë “fotograf robot” i cili nuk e ka pranuar portretin që qytetari Lee e ka shfaqur në ekranin e tij dhe është dashur të përsëritet fotografimi shumë herë për arsye të njejtë.

“Është shumë e vështirë për mua të realizoj fotografinë ashtu siç kërkohet nga kjo teknologji e re, pasi që sytë e mi vetë nga natyra janë të vegjël e të pothuasje të mbyllur plotësisht” ka thënë Richard Lee për Routers. Ai më tej është shprehur i shqetësuar përfundimin e kësaj pune, sepse nuk kapet dot një imazh i kërkuar nga ai, transmeton gazetametro.net.

Një zëdhënës i punëve të brendshme në Zelandën  e Re është shprehur i kënaqur për këtë mënyrë të fotografimit mirëpo kjo paraqet edhe prpbleme tjera sepse mbi 20% e të fotografuarve pas futjes në funksion të kësaj teknologjie e kanë pasur këtë problem të njejtë me Richard Lee./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë