Loading…

Një ‘reality show’ ku lejohet gjithçka…edhe vrasja  

  • 15/12/2016 | 22:04

Një ‘reality show’ ku lejohet gjithçka…edhe vrasja   

Në epokën e “reality show”, nga Rusia mbërrin më mizori, i ngjashëm me skenaret e filmit të famshëm hollivudian, “The Hunger Games” me ndryshimin e madh dhe të vetëm se gjithçka është reale.


Bëhet fjalë për një spektakël televiziv të titulluar “Game2: Winter” dhe ideuar nga miliarderi rus, Yevgeny Pyatkovsky.

Skena e spektaklit do të jetë një zonë e pabanuar në Siberi, ku temperaturat në dimër shkojnë minus 40 gradë celcius. Pikërisht atje, mes ujqërve dhe arinjve do të hidhen 30 persona, 16 djem dhe 16 vajza të moshës mbi 18 vjeç që për nëntë muaj do të duhet më shumë të mbijetojnë sesa të konkurrojnë për çmimin e madh prej thuajse 2 milionë dollarë.

Rregullat e spektaklit janë praktikisht të thjeshta: nuk ka fare!

“Në spektakël lejohet gjithçka. Zënkat, grushtat, alkooli, tymosja, droga, përdhunimi, vrasja. Pra gjithçka”, thotë Yevgeny Pyatkovsky, 35 vjeç.

Rregulli i madhe në gjithë këtë lojë pa rregulla është që vetë organizatorët nuk do të marrin përsipër asgjë dhe për këtë do të sigurohen përmes një kontrate të nënshkruar nga pjesëmarrësit.

“Ne do të refuzojmë çdo pretendim të ndonjë pjesëmarrësi për përdhunim apo vrasje. Ne nuk do të përfshihemi fare në këtë. Pjesëmarrësit do të nënshkruajnë para se të bëhen pjesë një kontratë ku gjërat janë të qarta”, thotë miliarderi rus.

Por nëse vetë loja nuk ka rregulla, të paktën ligji rus do të zbatohet edhe brenda saj.

“Pjesëmarrësit do ta kenë të qartë që nëse ka prova për një krim të kryer, atëherë do të vijë policia dhe do t’i arrestojë”, thotë Pyatkovsky.

1481833569_rusi 1481833618_ujku

Pjese e spektaklit edhe ujqerit e arinjte

1481833627_ariu

1481833654_siberia

Gjate veres temperaturat kalojne disa grade mbi zero ne Siberi1481834298_pjesemarres

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë