A keni informata, i nderuari z.Bernd Posselt, nëse Presidenti Rus Putin ka edhe në Kosovë – përveç që paska në BE – ndonjë Kali Troje?
Sado që Kancelari i nderuar Austriak, z.Sebastian Kurz, e mbylli edhe zyrtarisht debatin rreth “dilemave” të zëvendësit të tij, kur deklaroi qëndrimin shtetëror e zyrtar të Austrisë, se:
“Austria, ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën, dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen”! – megjithatë, dilema e përmbyllur dhe sqaruar edhe zyrtarisht nga niveli më i lartë në Austri – rreth shtetësisë e Pavarësisë së Kosovës – për çudi të Zotit, po ushqehet e davaritet, edhe në vet Republikën e Kosovë, përmes zërave dhe pseudo dilemave, rreth Flamurit të Republikës dhe njëkohësisht edhe përmes lansimit të opsioneve të përfolura, për ndarjen e Kosovës…?
Më duket do të ishte mjaftë interesante e dobiprurëse, sikur të kishim mundësi ta dëgjonim mendimin e Eurodeputetin gjerman, Bernd Posselt, të deklarohej edhe rreth dilemave tek kjo pjesë e këtyre Kosovarëve – ndërkohë që mendimi i tij rreth zëvendës Kancelarit Austriak Heinz-Christian Strache, i cili mohoi shtetësinë, sovranitet dhe Pavarësisë e Kosovës, ishte i qartë dhe i prerë:
“Njerëz të tillë, janë si kali i Trojës së Putinit në BE, sepse Moska po bën gjithçka që mundet, për ta hedhur poshtë Pavarësinë e Kosovës”!
– Atëherë: A keni informata, z. Bernd Posselt, nëse Presidenti Rus Putin ka edhe në Kosovë – përveç që paska në BE – ndonjë Kali Troje?