Loading…

Një punëtor bie nga lartësia e një ndërtese: Rasti iniciohet për ‘punime të kundërligjshme’

  • 05/02/2022 | 18:02

Një punëtor bie nga lartësia e një ndërtese: Rasti iniciohet për ‘punime të kundërligjshme’

Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një nga lagjet në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Për këtë rast ka njoftuar policia e Kosovës, të cilët thanë se në lagjen Mati në Prishtinë, derisa po punonte një person ka rënë nga një lartësi ku ka marrë lëndime trupore.

‘’ Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” ‘’, thuhet tutje në njoftim.

Rasti po hetohet, në koordinim me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës.

Njoftimi i plotë:

Lëndohet një person derisa ishte duke punuar
Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore.
Personi i lënduar, L.Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .
Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë