Loading…

‘Një polic i mesfushës të cilin nuk e dëgjojnë’: Nota e Asllanit në ndeshjen me Benfican

  • 30/11/2023 | 11:31

‘Një polic i mesfushës të cilin nuk e dëgjojnë’: Nota e Asllanit në ndeshjen me Benfican

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj Benficas.


Një ndeshje që rezultoi e komplikuar për zikaltërit të cilët pësuan tre gola në pjesën e parë dhe vetëm falë një reagimi të madh në fraksionin e dytë, ia dolën të shmangnin humbjen.

Vështirësive në fushë nuk i shpëtoi as Asllani i cili ashtu si pjesa tjetër e skuadrës vuajti presionin e portugezëve. Në notat pas ndeshjes të vendosura nga Eurosport, theksohej se 21-vjeçari u pa në vështirësi ndërsa u vlerësua me notën pesë.

“Shumë sipërfaqësor, humb topin në golin e dytë të Benficas. Kërkoi të jetë “polici” i mesfushës, por shokët e skuadrës nuk e dëgjojnë. Në pjesën e dytë përmirësohet”, shkruhej në përshkrimin e Eurosport për paraqitjen e Asllanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë