Loading…

Një pjesë e Vetëvendosjes në Ferizaj kalon në PDK

  • 26/01/2017 | 12:50

Një pjesë e Vetëvendosjes në Ferizaj kalon në PDK

Janë bërë disa muaj që në Partinë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj, kishin aderuar një grup i ish- drejtuesve të Nisma për Kosovën. Ndërsa tash sipas një lajmërimi që ka bërë Elmi Reçica në këtë parti ka kaluar edhe një pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.


“Organet e degës, përkatësisht Këshilli i Degës dhe Kryesia e Degës së PDK-së në Ferizaj, kanë marr një vendim që të pranojnë në strukturat e saj, një pjesë të madhe të anëtarëve të strukturave të larta të LVV-së në Ferizaj, të prirë nga ish kandidati për kryetar të LVV-së në Ferizaj z. Xhabir Morina dhe kandidaten e VV-së për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, znj Lumnie Morina me bashkëpunëtorë të tyre”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan gazetametro.net.

Reçica u ka uruar të aderuarve mirëseardhje duke paralajmëruar edhe aderime të tjera.

“Një moment i ri në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve dhe realizimit të platformës dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës, me këtë rast ju dëshiroj mirëseardhje të sapo aderuarve në PDK, në ditët në vijim priten aderime të tjera dhe aktivitete partiake në PDK-Ferizaj”, ka shkruar tutje Reçica./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë