Loading…

Një person mbeti pa ndjenja nga rrahja me shufër në Prishtinë: Policia jep detaje për përleshjen

  • 08/03/2020 | 19:31

Një person mbeti pa ndjenja nga rrahja me shufër në Prishtinë: Policia jep detaje për përleshjen

U raportua se një përleshje fizike ka ndodhur sot mes disa personave rreth orës 17:10, në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, ku si pasojë e kësaj rrahje, një person ka mbetur i shtrirë në tokë pa ndjenja, shkruan Gazeta Metro.


Për këtë rast për të cilin u publikuan edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ka reaguar edhe Policia me intervenimin e tyre, të cilët për Gazetën Metro kanë bërë të ditur se dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në një përgjigje për Metron, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë se rasti është cilësuar si Rrahje në Progres, duke dhënë detaje edhe për të lënduarit edhe për arrestimin e të dyshuarve nga Njësia për Reagim të Shpejtë e PK’së.

Ai thotë se të lënduarit, njëri 28 dhe tjetri 42 vjeçar të cilët janë dërguar në QKUK, kanë treguar se kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

Ndërkohë që Njësitë relevante policore të Stacionit policor në jug të Prishtinës së bashku me Njësitë për Reagim të Shpejtë kanë arritur të ndalojnë tre persona, dy të moshës 22 vjeçare dhe një 26 vjeçar, të cilët janë shoqëruar për intervistim.

“Me datë 08.03.2020 rreth ores 17:10 Policia ka pranuar nje informate per nje Rrahje ne Progres qe ishte duke ndodhur e Rr.Bill Klinton ne Prishtine. Njesit Policore shume shpejt iu kane pergjigjur informates dhe me te arritur ne lokacion kane hasur ne dy persona te lenduar te moshave (viti i lindjes 1991) dhe (1978) te cilet edhe kane pranuar tretman mjekesor ne QKUK, dhe sipas tyre pas nje mosmarveshje te njejtit jane sulmuar nga disa persona te dyshuar. Njesitë relevante Policore te Stacionit policor Jugut ne Prishtine dhe Njesia per Reagim te Shpejt e PK -se-Prishtine gjate intervenimit kane ndaluar tre persona te dyshuar te moshes vitet e lindjes: (1998),(1998) dhe (1994) dhe te njejtit jane shoqeruar per ne Polici per intervistim”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetë Metro.

Hoxha tutje bën të ditur se rasti është në proces të hetimit dhe pas sqarimit të rrethanave të plota, të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent . /gazetametro.net

Rrahje me shufra midis disa personave në Prishtinë: Njëri mbetet pa ndjenja

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë