Një person në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë gjatë një incidenti që ndodhi në lagjen Arbana të Prizrenit, të mërkurën pasdite, ka bërë të ditur Policia, transmeton Gazeta Metro.
Përmes raportit zyrtar, Policia ka njoftuar që tre policë janë lënduar gjatë arrestimit, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net