Përderisa ai kthehej nga shkolla, një grup ende i panjohur për Policinë ka sulmuar fizikisht një nxënës.
Si pasojë e këtij sulmit i mituri ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i prehtë-thikë që dyshohet të jetë përdorur nga njëri prej të dyshuarve.
Siç njofton Policia viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas është liruar./gazetametro.net