Loading…

Një mrekulli arkitekturore, hoteli në formë hëne

  • 27/09/2022 | 19:37

Një mrekulli arkitekturore, hoteli në formë hëne

“Moon World Resorts” është projekti më i ri që pritet të vihet në zbatim, për herë të parë, në Dubai. Kompania përgjegjëse e kësaj mrekullie arkitekture, përveçse në Dubai, kërkon të ndërtojë edhe në vende të tjera një seri hotelesh gjigante të ngjashme me hënën.


Sipas tyre, strukturat e hoteleve do të jenë një rikrijim 360 gradë i hënës, kompletuar me kratere dhe pamje identike me këtë trup qiellor. Çdo “hënë” e rikrijuar mund të jetë e lartë 224 metra, megjithatë kjo do të jetë në varësi të vendndodhjes dhe lejeve të planifikimit.

Sipërmarrësi, Michael R. Henderson, bashkëthemelues i “Moon World Resorts”, tregon për CNN Travel arsyen e përzgjedhjes së hënës, si simbolikë të projekteve të tyre. “Shtatë miliardë e gjysmë njerëz e njohin dhe të gjithë e duan”, thotë ai.

Çdo hotel është konceptuar të jetë një vendpushim luksoz me ambiente të brendshme që ngjasojnë me një anije kozmike. Restorantet, baret dhe dyqanet brenda hoteleve do t’i japin turistëve idenë se po ecin në sipërfaqen e hënës.

Në fakt, projekti paraqet sfida të jashtëzakonshme teknike, por kjo nuk e pengon kompaninë të realizojë qëllimin ambicioz për të ndërtuar katër resorte të tilla, përkatësisht në Amerikën e Veriut, Europë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Resorti i parë “Moon World”, pritet të hapet në vitin 2027./A2CNN

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë