Loading…

Një mësuese në Shqipëri arrestohet për propagandë pro-IS

  • 19/01/2017 | 14:36

Një mësuese në Shqipëri arrestohet për propagandë pro-IS

Policia e Shqipërisë tha se ka arrestuar një mësuese, e cila dyshohet se ka bërë deklarata mbështetëse për grupin militant Shtetit Islamik (IS), raporton agjencia AP.


Sipas burimit të njëjtë, mësuesja, emri i së cilës nuk është bërë publik, po merret në pyetje në zyrat kundër terrorizmit në Tiranë.

Po sipas AP-së, stacioni privat televiziv TVKlan ka transmetuar mbrëmjen e kaluar pamje të mësueses, duke u thënë nxënësve në një shkollë myslimane në Shkodër se IS-i “ka njerëz të mirë, porse shteti do që t’i luftojë ata”.

Ajo e ka përshkruar IS-in si “organizatë myslimane që mbron popullsinë myslimane të Sirisë, apo atë të Palestinës, apo atë të Egjiptit”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili mbikëqyr shkollën në Shkodër, ka reaguar menjëherë, duke thënë se “ajo çfarë ka thënë mësuesja, nuk përfaqëson linjën zyrtare të medresesë”, transmeton AP./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë