Loading…

Një meme prej pozite dhe opozite: I ‘qepojnë’ njëra-tjetrës me video në internet

  • 26/01/2023 | 23:30

Një meme prej pozite dhe opozite: I ‘qepojnë’ njëra-tjetrës me video në internet

Një llapsuz i një medias ishte bërë ‘meme’ në vitin e kaluar dhe ishte shfrytëzuar nga Qeveria, për të arsyetuar neglizhencën e vet të qëllimshme për mediat që nuk i konsideron ‘miqësore’, injorimin e mediave dhe informimin e publikut përmes kanaleve të pavarura, Qeveria e ka zgjedhur internetin dhe mediat sociale, për të qeshur dhe tallur opozitën në vend. Mirëpo as opozita nuk ia la mangut pasi iu përgjigj në të njëjtën monedhë, duke e nisur kështu një ‘meme’ luftë, shkruan Gazeta Metro.


Për të treguar se Qeveria Kurti ka shumë arrogancë ndaj mediave, duhet cekur që këtë javë ishin gazetarët që priten afër një orë që ministrat e Kurtit të dalin në konferencë për media. Mirëpo gazetarët nuk e pranuan këtë ‘përbuzje’ pasi pritën 1 orë, ata u detyruan që ta bojkotojnë konferencën e ministrave të Kurtit, edhepse zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu i kishte lutur që të ktheheshin.

Në Qeverinë Kurti, aktualisht duhet se punën më të mirë po e bëjnë video montazherët. Edhe pse në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje këtë javë vazhdoi me serinë e video-mesazheve ku goditi pushtetet e kaluara të udhëhequra nga opozita e tanishme.

Video-mesazhi i publikuar të martën kishte të bëjë me infrastrukturën rrugore dhe projektet e ngelura. Partia në pushtet ka treguar se në rrugën Kievë-Zahaq, të rrugës Prishtinë-Pejë, ishte planifikuar “plaçkitja e madhe e buxhetit, por u parandalua nga Qeveria Kurti”. I menjëhershëm qe reagimi nga Partia Demokratike e Kosovës e cila po atë ditë publikoi një video-mesazh në Facebook me titull “Çka ka Albini, kallëzon Martini”.

Më të vonshme u treguan Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shpronësimi i tokave, u bë objekt i radhës i partisë në pushtet për t’i goditur pushtetet e kaluara të udhëhequra nga LDK, PDK, AAK, NISMA e AKR të cilën e titulluan “Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?!”,

Shpronësimi i tokave, sipas partisë në pushtet, nuk do të kushtojë 240 milionë euro, por 90 milionë euro.

VV’ja ka akuzuar qeveritë e kaluara për borxhin e borxheve të shpronësimeve, derisa “buxheti i gjetur që ka qenë i sigurt për kthimin e borxhit ka vetëm 2 milionë euro”.

Punët e mbrapshta dhe planet për zhvatje, sipas VV’së bllokuan Kosovën për vite.

”Me punë të mbrapshtës dhe planit të zhvatjes në bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re që ka zhbllokuar ato që kanë filluar të vendosin dhe ato projekte” thuhet ndër të tjera në përshkrimin e videos.

Disa orë më vonë, PDK’ja publikoi një video që flet për skandalin financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas PDK’së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e mbron ambasadorin Berishaj. Megjithatë sipas tyre, “përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”.

“Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në postimin e PDK-së.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes Forumit të Rinisë publikoi një përmbledhje për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti për këto dy vite.

Në video ata kanë renditur çmimet e produkteve bazë për vitin 2021 dhe çmimet për vitin 2023, ku thuhet se ka rritje çmimesh prej 46%.

Këtë video e kanë quajtur “Kurti po na kushton“.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të enjten mbrëma publikoi një video përmbajtje në Facebook, me titull “Historia e një familje të privilegjuar”. Target e kishin nepotizmin nga Qeveria Kurti.

Fjala është për familjarë të krerëve të shtetit, deputetëve, ministrave e deri te kryetarët e komunave nga radhët e Vetëvendosjes dhe listës Guxo.

Në videopërmbajtje, mes të tjerëve u përmendën edhe mbesa e Kurtit, tezakja e Osmanit, xhaxhai i Konjufcës, si dhe punësimet në KEK dhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Duke parë se si kanë shkuar gjërat deri tash, mund të presim edhe të tjera video ‘qepuese’ nga partia në pushtet, Vetëvendosje, derisa padyshim që do të ketë edhe kundërpërgjigje nga kampi opozitar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë