Loading…

Një mbrëmje për Kosovën edhe në Berlin

  • 31/05/2017 | 16:46

Një mbrëmje për Kosovën edhe në Berlin

Dy instrumentistët e rinj kosovarë me “Një mbrëmje për Kosovën” do të prezantohen në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit.


Bimi Milla instrumentist në piano, tani student në vitin e parë në klasën e profesoreshës Valbona Pula-Petrovci dhe Endrit Xërxa instrumentist në kitarë, student i vitit të tretë në klasën e profesor Xhevdet Sahatqiu, në Universitetin e Prishtinës, patën dalë fitues të audicionit “Berlin Audition”, që ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, dhe si rezultat i kësaj, ata sonte do të prezantohen në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit, shkruan KultPlus.

Kastriot Sada, drejtor i Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë ka thënë për KultPlus se edicioni i dytë i kësaj gare muzikore ishte mbajtur pikërisht në Gjakovë, dhe tashti këta dy të rinj do të prezantohen në Berlin të Gjermanisë. Ai ka njoftuar më tej, se këta dy të rinj po qëndrojnë në Berlin prej 25 majit deri më 1 qershor, ku edhe po mbajnë master kurse me profesorët Eldar Nebolsin dhe Eugenia Kanthou,dhe krejt kjo përvojë do të kurorëzohet me koncertin e mbrëmjes së sotme të titulluar “Një mbrëmje për Kosovën”, koncert që do të nis prej orës 19:30 në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë