Pasagjerët e fluturimit Dubai-Tel Aviv të kompanisë ‘Fly Dubai’ ku u tentua grabitja dhe shembja e avionit nga një terrorist islamist që ishte kopiloti zbritën në Tel Aviv të mërkurën në mbrëmje në Izrael pas trajtimit në Arabinë Saudite ku aterruan me urgjencë dhe u trajtuan pas evitimit të tragjedisë nga vetë pasagjerët izraelitë, transmeton Gazeta Metro.
Fluturakja transportuese e ‘FlyDubai’ me FZ1073 që barti 174 pasagjerë gjatë fluturimit fillimisht kishte transmetuar një kod urgjence të përgjithshme e më pas atë të ndërhyrjes së jashtëligjshme. 166 pasagjerë në fluturim ishin shtetas izraelit.
Gjatë fluturimit në kabinën e pilotëve gjatë fluturimit ishte tentuar grabitja e kontrollit nga kopiloti i cili në tentim kishte therur disa herë me thikë pilotin kapiten dhe kishte tentuar të rrëzonte aeroplanin.
Pasagjerët izraelitë në avion kishin intervenuar dhe me dhunë kishin arritur të çarmatosin dhe nënshtrojnë të dyshuarin dhe morën kontrollin e aeroplanit. Disa prej tyre u asistuan ekuipazhit që të aterrojnë aeroplanin pasi kishin përvojë në fluturim.
Another video clip taken by a passenger aboard the flydubai flight from Dubai to Tel Aviv shows the plane taking a rapid plunge.
According to flight tracking data, the plane dropped more than 14,000 feet in under 30 seconds. pic.twitter.com/wtiqBYhEw1
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) September 30, 2026
Avioni pas marrjes në kontroll nga pasagjerët ateroi në Tabuk të Arabisë Saudite ku u trajtuan dhe pas aranzhimit të fluturimit u transportuan në Tel Aviv nga një fluturim tjetër.
Ky incident po konsiderohet një tentim sulmi terrorist nga autoritetet izraelite sipas raporteve pasi gjatë incidentit ishte tentuar që fluturakja të rrëzohej nga terroristi i cili e kishte lënë në rënie të lirë.
Njëri prej pasagjerëve posaçërisht u theksua sipas raporteve të mediave si hero i gjithë incidentit ku intervenimi i tij ishte vendimtar. Yaniv Hayun kishte nënshtruar dhe lidhur terroristin por edhe kishte stabilizuar fluturimin e avionit, siç i shpjegoi edhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën në mbrëmje kur u prit si hero në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv.
BREAKING: Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu meets Yaniv, the hero passenger who helped storm the cockpit and stop an apparent attack aboard an Israel-bound Flydubai flight.
Yaniv sprang into action as chaos erupted aboard the flight, helping subdue the attacker before… pic.twitter.com/S3eV6veaqX
— Fox News (@FoxNews) September 30, 2026
Netanyahu e quajti atë një luan i një kombi luanësh dhe e përqafoi me nderim Hayun i cili ende i mbante rrobat e gjakosur në trup./gazetametro.net