Loading…

Një i vrarë në Pejë

  • 05/06/2017 | 22:53

Një i vrarë në Pejë

(I plotësuar, 23:43)

Zëdhënësi i Policisë se Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka konfirmuar për ‘Indeksonline’, se një person ka humbur jetën pas plagëve qe i ka shkaktuar vetës.


“Një person ka ndërruar jetë për shkak të plagëve qe i ka shkaktuar vetës. Hetuesit dhe prokurori janë në vend të ngjarjes dhe nesër del raporti dhe do të ketë detaje të reja. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Ibraj.

Një person është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit të Pejës.


Mjeku kujdestar i Urgjencës së Spitalit të Pejës, Shkelzen Elezaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se trupi i një personi është sjellë në Spital rreth orës 21:20.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra, te pacienti nuk është vërejtur asnjë shenjë vitale”, ka thënë dr. Elezaj.

KALLXO.com merr vesh se viktima është S.D. (emri i njohur për redaksinë), i lindur më 1981.

Mjeku kujdestar ka treguar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit në regjionin e kokës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe prokurorja Sahide Gashi. Ajo ka thënë se në bazë të rrethanave, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë