Loading…

Policia konfirmon vdekjen e të riut në Brezovicë

  • 19/01/2017 | 15:53

Policia konfirmon vdekjen e të riut në Brezovicë

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga orteku gjersa skijonte në Brezovicë.


F.Q. 23-vjeçar nga Ferizaj, skitar ‘freeraider’, është gjetur pa shenja jete në shtegun e njohur si “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë.

Vdekjen e skitarit e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15. Viktima është një djalë i moshës 23 vjeçare. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ekipeve të shpëtimit”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Ferizaj.

Trupi i pajetë i viktimës ishte nxjerrë nga bora nga shokët e tij. Vdekjen e 23-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku i ekipeve të shpëtimit në Brezovicë.

Kjo është viktima e parë në Brezovicë që nga viti 1981. Në këtë vit, një ortek i kishte zënë një grup të njerëzish që po qëndronin në një parking të Brezovicës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë