Loading…

Një i vdekur nga një granatë në Hajvali të Prishtinës

  • 23/03/2018 | 16:22

Një i vdekur nga një granatë në Hajvali të Prishtinës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 15:00 në lagjen Hajvali të Prishtinës. Si pasojë ka humbur jetën një person, raporton Gazeta Metro.

Policia ka konfirmuar rastin ndërsa viktima është M.G., 42 vjeç.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:45 policia ka marrë informacion se në rrugën “Adnan Loku” në Hajvali, saktësisht në një objekt përcjellës, të një shtëpie ka nodhur një shpërthim, ku një person ka humbur jetën”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit dhe të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se shpërthimi ka ardhur si rrjedhojë e aktivizimit të një mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë