Loading…

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë ku mbeti një i vdekur dhe dy gra të lënduara rëndë

  • 16/03/2019 | 16:59

Policia jep detaje për aksidentin në Pejë ku mbeti një i vdekur dhe dy gra të lënduara rëndë

Policia e Kosovës, përmes një komunikatë për media ka bërë të ditura detajet nga aksidenti në fshatin Vitomiricë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tyre, nga aksidenti ku janë të përfshira dy vetura, ka mbetur i vdekur një 63 vjeçar me inicialet N.R, ndërsa dy gra të tjera janë lënduar, njëra prej të cilave me lëndime të rënda trupore.

“Ju informojmë se sot me datën 16.03.2019. rreth orës 12:15 ne rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VË’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetërështë duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”. /gazetmetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë