Një person u përplas sot në hyrje të Durrësit, nga treni. I dëmtuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia konfirmoi se ai është një burrë nga Spitalla, rreth 60 vjeç.
Ndërkohë BalkanWeb ka siguruar fotot dhe pamjet e para nga vendngjarja.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 16.07.2017, rreth orës 10:00 tek Stacioni i Trenit, lagja Nr.4, Durrës lokomotiva me drejtues mashinist shtetasin S.S. ka aksidentuar shtetasin B. K. rreth 60 vjeç, banues në Spitallë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.