Loading…

Një grua tenton të ikë nga Qendra e Studentëve: Mjekët zbulojnë se pati temperaturë, dërgohet me autoambulancë në infektivë

  • 05/04/2020 | 10:45

Një grua tenton të ikë nga Qendra e Studentëve: Mjekët zbulojnë se pati temperaturë, dërgohet me autoambulancë në infektivë

Një grua ka tentuar të arratiset nga Qendra e Studentëve dje rreth orës 09:00 të mëngjesit. E njëjta më vonë u pa se ka temperaturë dhe është dërguar në Klinikën Infektive, shkruan Gazeta Metro.


Policia përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se jë femër tentoi të arratisej nga konvikti.

Pas kontrollit mjekësor, e njëjta rezultoi se ka temperaturë të lartë dhe është dërguar në Klinikën Infektive.

Njoftimi i plotë i policisë:

E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë