Loading…

Një grua në gjendje të rëndë nga koronavirusi në Kosovë: Edhe 6 rezultate publikohen sot

  • 02/04/2020 | 10:01

Një grua në gjendje të rëndë nga koronavirusi në Kosovë: Edhe 6 rezultate publikohen sot

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ( QKUK), sot me 02/04/2020, janë të spitalizuar gjithsej 60 pacientë, trasnmeton Gazeta Metro.


Prej tyre, me Covid -19 janë gjithsej 44 raste, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativ për Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

Nga 44 raste të infektuar, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente në kujdesin intensiv, e pranuar me datën25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv.

4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njera është e vetizoluar në shtëpi

Raport i hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste- infektologe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë