Loading…

Një gol dhe dy asistime, Zhegrova vlerësohet me notën më të lartë në ndeshje

  • 04/02/2023 | 23:42

Një gol dhe dy asistime, Zhegrova vlerësohet me notën më të lartë në ndeshje

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme sonte për Lille në ndeshjen kundër Rennes. Ai realizoi një gol dhe asistoi në dy të tjerë në fitoren me rezultat 1-3, transmeton Gazeta Metro.


Ueb-sajti i njohur ‘SofaScore’ e ka vlerësuar me notën më të lartë në këtë ballafaqim (8.2) futbollistin kosovar.

Ai përveç golit dhe dy asistimeve, bëri 33 pasime, katër pasime kyçe, gjashtë harkime (2 herë i saktë) dhe krijoi një mundësi të mirë.

Deri para kësaj ndeshje 23-vjeçari nuk kishte shënuar apo asistuar në 11 ndeshjet e tij në Superligën e Francës.

Ndryshe, Lille pas kësaj fitoreje arrin në kuotën e 38 pikëve dhe gjendet në pozitën e gjashtë në renditjen tabelore, ku ka dy pikë më pak se Rennes e vendit të pestë./gazetametro.net

Nata e Edon Zhegrovës: Ylli i Kosovës shkëlqeu sonte në Francë, paraqitje për t’u duartrokitur

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë