Loading…

Një gjeth i pemës e zbulon vrasësin: Gjermanët e gjejnë vendin ku shqiptari 46 vjeç e kreu vrasjen makabre të të riut për hakmarrje

  • 16/01/2018 | 18:41

Një gjeth i pemës e zbulon vrasësin: Gjermanët e gjejnë vendin ku shqiptari 46 vjeç e kreu vrasjen makabre të të riut për hakmarrje

Të hënën prokouroria e qytetit Ulm në Gjermani ka ngritur aktakuzë për  vrasje ndaj një shqiptari 46 vjeç, për vrasjen e një bashkëkombësi 19 vjeç.


Motivi i vrasjes sipas aktakuzës është hakmarrja. Hetimet kanë zgjatu plot 8 muaj. Shqiptari 19 vjec ishte gjetur pranë një liqeni në afërsi të Erbach.

Vdekja ka ardhur si pasojë e goditjeve të shumta në kokë me mjet të fortë, që besohet se ishte çekan, ka thënë prokurori Michael Bischofberger, transmeton GazetaMetro.net

I dyshuari ishte arrestuar në fund të muajit qershor dhe prej atëherë ndodhet në paraburgim, dhe ishte pronar i një biznesi për larjen e veturave.

Shqiptari 46 vjeç besohet se e ka kryer vrasjen së bashku me një person tjetër, të cilin po e kërkon policia.

Me këtë çështje janë marrë një ekip prej 30 hetuesish, disa prej të cilëve kanë qëndruar edhe në Shqipëri, thotë Bischofberger.

Ai tregoi se në bazë të këshillave të familjes së tij në Shqipëri është gjetur motivi ishte hakmarrja, për nëj tjetër vrasje që kishte ndodhur në vitin 200, kur viktima ishte fëmijë, edhe pse ky nuk është viktima e parë e hakmarrjes në familje.

Për të mos u vërejtur, vrasësit kishin zgjedhur një zonë të fshehtë pranë një liqeni për të kryer vrasjen, ndërsa aty ishte gjetur edhe trupi i viktimës.

Viktima kishte ardhur në këtë zonë të Gjermanisë vetëm një muaj më herët, dhe nuk e njihte terrenin. Vrasësi 46 vjeç e mohoi veprën makabre, ndërsa nuk këtë rast nuk kishte dëshmitar.

Por, falë provat janë gjetur falë metodave të reja te hetimit. Në trupin e viktimës është gjetur një pjesë e një gjethi të peme. Dhe për të gjetur vendin e saktë ku është kryer vrasja, është marrë ADN’ja e pemëve në rrethinë.

“E kemi gjetur edhe pemën e gjethit”, ka thënë prokurori Bischofberger. /gazetametro.net

Vendi ku u gjet trupi i viktimës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë