Sot rreth rreth orës 8:30 të mëngjesit janë sulmuar tre pjestarë të Policisë së Kosovës në fshatin Krushicë e Poshtmë të Suharekës, pasi kishin shkuar t’i dërgonin ftesa për intervistë tre të dyshuarve që vinin nga një familje.
Siç njofton Policia, në kontaktin e parë me familjen nga ku vijnë tre të dyshuarit, ata kanë hasur në rezistencë, meqë rast është lënduar një zyrtar policor dhe është dëmtuar makina zyrtare.
Policia ka njoftuar se më pas kanë ndërhyer duke bastisur shtëpinë e të dyshuarve, po nuk është gjetur asgjë. Ndërkohë, sipas vendimit të prokurorit janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra.
Përveç këtyre, policia është në ndjekje të dy personave të tjerë, të cilët ndodhen në arrati./gazetametro.net