Loading…

Një dokumentar për ta ruajtur memorien kolektive të Kurrizit në Prishtinë

  • 04/03/2017 | 10:06

Një dokumentar për ta ruajtur  memorien kolektive të Kurrizit në Prishtinë

Një dokumentar për ta ruajtur  memorien kolektive të Kurrizit në Prishtinë, vjen me skenar të Doruntina Bashës dhe Arif Muharremit, regjia Orgesa Arifi, kamera Fatos Mehmeti dhe Orgesa Arifi dhe host Arif Muharremi.


Ruajtja e memories kolektive në vend përmes organizatave joqeveritare po bëhet në forma të ndryshme.

E një pjesë e Prishtinës është padyshim e tillë, që zgjon nostalgji e na bën të e kujtojmë edhe nëse nuk kalojmë shpesh nëpër të. Aty kanë ekzistuar diskotekat e para, shkëndijat e para të dashurisë, koncertet e mbyllura nga regjimi, kënaqësia e dëfrimi i prishtinasve.

rona2

Kësisoj për pak javë do të vijë një dokumentar mjaft i veçantë i quajtur “Prishtina e 90’s-Kurrizi”, me regji të Orgesa Arifit nga CHwB Kosova, e i përkrahur nga CHwB Kosova. Një dokumentar për Kurrizin, pjesën e bukur të Prishtinës, një pjesë plot aurë që reflekton një arkitekturë dhe një atmosferë të moçme.

Ky dokumentar është duke u bërë pikërisht për të zgjuar interesimin ndaj ruajtjes së memories kolektive. Në një prononcim për KultPlus, regjisorja Orgesa Arifi ka treguar se deri ku kanë shkuar përgatitjet e këtij dokumentari i cili do të bëhet për një pjesë të Prishtinës, që ishte dhe është një ndër pjesët më të frekuentuara.

“E kemi zgjedhë Prishtinën, e për ta përmbledhur tamam si kanë jetuar të rinjtë në atë kohë e kemi zgjedhë “Kurrizin”. Një jetë paralele që është zhvilluar në atë kohë definitivisht duhet të dokumentohet edhe mos të lihet mbrapa. Këtë e kemi bërë përmes zgjedhjes së personave që i kemi intervistuar që janë bashkangjitur me disa footage dhe fotografi”, ka thënë për KultPlus, Arifi.

Dokumentari vjen me skenar të Doruntina Bashës dhe Arif Muharremit, regjia Orgesa Arifi, kamera Fatos Mehmeti dhe Orgesa Arifi dhe host Arif Muharremi, shkruan KultPlus.

Megjithatë Orgesa dhe ekipi i saj kërkojnë ndihmë nga qytetarët të cilët kanë fotografi, incizime, video, gjithçka që është vizuale e që lidhet me këtë lokacion, kjo që dokumentari në fund të ketë copëza jete nga ata që e kanë dokumentuar dhe përjetuar ndjenjën e Kurrizit të Prishtinës.

“Prishtina e 90’s-Kurrizi”, pritet të dalë me premierë pas dy javësh. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë