Policia e Kosovës ka arrestuar një djalë nga Prishtina i cili ka therur me thikë dy persona të tjerë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje në rrugën Shpetim Robaj, në Prishtinë, rreth orës 18:06 pasdite.
Policia thotë se ka arrestuar sulmuesin, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe pastaj janë liruar.
Te i dyshuari Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./gazetametro.net