Loading…

Një ditë para protestës së Berishës shfaqet Damir Fazliç në Tiranë, me modelen e Instagramit 

  • 05/12/2022 | 20:56

Një ditë para protestës së Berishës shfaqet Damir Fazliç në Tiranë, me modelen e Instagramit 

Biznesmeni i njohur kontrovers serbo boshnjaku Damir Fazliç, është shfaqur në Tiranë në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit perëndimor dhe protestës së paralajmëruar nga opozita e Sali Berishës që vazhdon të mbetet miku i tij.


Damir Fazlliç është fotografuar rrugëve të Tiranës , i shoqëruar nga një vajzë elegante ka raportuar gazeta shqiptare TemA që pretendon se ai është krah me një “shoqëruese të njohut VIP-ash” dhe personazh pikant në Instagram, quhet Vera Vuksanoviç.

Nuk dihet nëse Fazlliç ka ardhur ne Tiranë për te mbështetur personalisht protestën e Berishës, pasi në shpalljen e Berishës “non grata” nga Britania e Madhe, ai përmendet si një nga lidhjet korruptive te familjes Berisha.

Ndoshta ka ardhur për të qenë i pranishëm në mjediset ku ka shumë gazetarë të huaj dhe biznesmenë nga gjithë Evropa të interesuar për Ballkanin.

Në Tiranë me 6 dhjetor mbahet Samiti i BE’së për Ballkanin Perëndimor, ku është paralajmëruar një protestë pikërisht atë ditë nga Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë në perimetrin e sigurisë së caktuar nga autoritetet shqiptare, që edhe u refuzua.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e kishte quajtur absurde protestën e 6 dhjetorit pikërisht në këtë kohë.

“Protestë absurde, të jemi realistë, nuk ka asnjë lidhje me asgjë tjetër, përveç se vazhdimin e një misioni që e dinë të gjithë. Forcë e parave ruse për të rrëzuar qeverinë, duke njollosur Kosovën dhe Shqipërinë. Një forcë e udhëhequr nga një non-grata. Siguria e samitit nuk negociohet me askënd. Askush nuk do ta provojë të thyejë perimetrin e sigurisë. Do të ishte çmenduri. Njollosje për të tërhequr vëmendjen për halle personale”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë