Loading…

Një deputet i Serbisë rrihet keq në veri të Mitrovicës

  • 27/01/2017 | 09:02

Një deputet i Serbisë rrihet keq në veri të Mitrovicës

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Bojan Torbica, është rrahur keq nga dy persona të maskuar, ndërsa pas trajtimit në spitalin e veriut të Mitrovicës dhe me insistimin e tij, është dërguar menjëherë në Beograd.


Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45, afër rektoratit të Universitetit të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës.

“Dy persona me maska në kokë kanë ndaluar mbrëmë rreth orës 21:45 tek moteli ‘Beli Dvor’ në veri të Mitrovicës, automjetin e tipit Audi A6 me targa NS-274 ZZ me të cilin ishte duke udhëtuar deputeti i Serbisë Torbica. Ata me forcë e kanë nxjerr deputetin nga automjeti duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe duke i shkaktuar lëndime në kokë, derisa kanë ikur në drejtim të panjohur”, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve, viktima është nga radhët e Lëvizjes Socialiste të Aleksandar Vulinit, ndërsa dyshohet se është sulmuar nga pjesëtarët e partisë SNS.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë