Loading…

Një delegacion nga Rusia vizitë në Shqipëri

  • 04/04/2017 | 16:38

Një delegacion nga Rusia vizitë në Shqipëri

Një delegacion nga Rusia i kryesuar nga zëvendësministri i Parë i Drejtësisë së Federatës Ruse, Sergey Gerasimov ka vizituar Shqipërinë, ku ka zviluar një takim me zëvendësministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS), Adela Karapici.


Në një njoftim nga MZHETTS thuhet se thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Rusisë ishte fokusi i takimit mes dy delegacioneve.

“Ky ishte takimi i bashkëkryetarëve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Ekonomiko-Tregtar dhe Tekniko-Shkencor ‘Shqipëri-Rusi’, i cili i paraprin zhvillimit të takimit të Komisionit të 7-të të Përbashkët Ndërqeveritar mes dy vendeve. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe ruse, ku përveç nevojës për bashkëpunim në sektorët kryesorë, si ekonomia, tregtia, transporti, bujqësia dhe energjia, u diskutua dhe u shkëmbyen mendime mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kulturës dhe arsimit”, theksohet në njoftim, transmeton AA.

Gjithashtu thuhet se gjatë takimit u kërkua thellimi i dialogut në të gjitha drejtimet ku dy vendet mund të gjejnë hapësira bashkëpunimi.

Sipas njoftimit, Karapici pohoi se kanë nisur procedurat për heqjen e vizave për shtetasit rusë që vizitojnë Shqipërinë nga muaji maj deri në tetor për sezonin turistik, ndërkohë që ajo ka kërkuar heqjen e vizave edhe nga pala ruse për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Rusisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë