Loading…

Kosova mbush një dekadë në UEFA e FIFA

  • 03/05/2026 | 10:08

Kosova mbush një dekadë në UEFA e FIFA

Këtë maj, Kosova shënon një moment të paharrueshëm në historinë e saj: 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.


Më 3 maj 2016, në Kongresin e Budapestit, u mbyll një epokë izolimi dhe u hapën dyert e familjes evropiane. Sakrifica e gjatë u shndërrua në krenari, ndërsa shpresa mori formë konkrete në arenën ndërkombëtare të futbollit. Vetëm dhjetë ditë më vonë, më 13 maj 2016, në Kongresin e FIFA-s në Mexico City, Kosova u pranua edhe në familjen botërore të futbollit.

Në kongresin e parë të presidentit aktual Gianni Infantino, Kosovës iu dha mirëseardhje zyrtare, duke vulosur një moment historik të pakthyeshëm.
Nga pozita e 190-të  sa ishte në filim në renditjen e FIFA-s, sot Kosova renditet e 78-ta, një dëshmi e qartë se kur talentit i jepet mundësia, ai lulëzon dhe shndërrohet në forcë kombëtare.
Ngjitja në Ligën B në UEFA Nations League, fushata e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, ku siguruam “play-off”-in në një grup tejet konkurrues, përballjet dinjitoze me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë, si dhe fitorja historike ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale, treguan se Kosova nuk është më një emër i ri, por një realitet serioz në futbollin evropian. Edhe pse finalja ndaj Turqisë nuk përfundoi sipas dëshirës sonë, rrugëtimi i deritanishëm na jep besim të palëkundur se kualifikimi në Euro 2028 tashmë është një objektiv i qartë dhe i arritshëm.

Po ashtu, Kosova është bërë vendi i parë në Ballkan që ka nisur me FIFA Akademinë e Futbollit, një projekt që hap horizonte të reja për edukimin dhe zhvillimin e gjeneratave të ardhshme. Kjo akademi nuk është vetëm një program trajnimi, por një garanci për një të ardhme të ndritur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë