Loading…

Një anije turke goditet nga sulmi me raketa ruse në portin e Kherson të Ukrainës, pamjet tregojnë zjarrin e shkaktuar

  • 26/01/2023 | 15:06

Një anije turke goditet nga sulmi me raketa ruse në portin e Kherson të Ukrainës, pamjet tregojnë zjarrin e shkaktuar

Një anije mallrash në pronësi turke u godit nga një raketë në portin e qytetit jugor të Ukrainës, Kherson.


Dhe si pasojë, atje është shkaktuar një zjarr, sipas pamjeve video nga vendi i ngjarjes dhe burimeve të transportit, shkruajnë mediat e huaja.

Raketa goditi anijen e quajtur Tuzla të martën, tha kompania e sigurisë detare Ambrey, duke shkaktuar zjarrin.

Reuters thotë se ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen nga anijet dhe ndërtesat që shiheshin në video, të cilat përputheshin me fotografitë dhe imazhet satelitore të zonës.

Megjithatë Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur datën e filmimit të videove.

Anija, e cila është bllokuar në port që nga shkurti i vitit 2022, operohej nga Cayeli Shipping.

Një burim i anijeve tha se janë dymbëdhjetë anije turke të bllokuara në portet e Ukrainës, duke përfshirë Kherson, të cilat nuk mbulohen nga marrëveshja e drithit e ndërmjetësuar nga OKB-ja e Detit të Zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë