Loading…

Një 52 vjeçare shkelet nga vetura në Prishtinë

  • 05/11/2018 | 15:58

Një 52 vjeçare shkelet nga vetura në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur afër Gërmisë, më saktësisht te shkolla normale “Gjin Gazulli”.

Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, e ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se nga ky aksident është lënduar një grua 52 vjeçare.

“Aksidentin e ka shkaktuar një veturë Golf 5. Dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin në veturë, ka goditur gruan e më pas edhe tri vetura tjera. Gruaja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa dëme materiale kanë marrë edhe tri veturat e përfshira”, ka thënë ai.

Ndërkaq, lajmin e ka konfirmuar edhe dr. Agron Çitaku, mjeku kujdestar në Emergjencë, i cili ka thënë se gruaja është duke u trajtuar aty.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë