Loading…

Niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë dukshëm më i ulët, ja sa ka rënë

  • 15/10/2019 | 09:50

Niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë dukshëm më i ulët, ja sa ka rënë

Kompania Rajonale e Ujësjellsit Prishtina (K.U.R.) ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës ka rënë dukshëm nën kuotën maksimale të nivelit mbidetar, shkruan Gazeta Metro.


Niveli i ujit në liqenin e Badocit është minus 8.10 metra nën kuotën maksimale, ose 641.75 m mbi nivelin e detit, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 7.65 metra nën kuotën maksimale ose 627.45 metra mbi nivelin e detit.

Sipas K.U.R., gjatë ditës së djeshme janë lajmëruar gjithsej 36 raste nga ana e konsumatorëve në ujësjellësin e Prishtinës, ku shumica nga ato janë rrjedhje të ujit të pijshëm.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit dhe kanalizimit ishin dje në teren nga ora 09:00 dhe vazhduan me punë në teren deri në orën 22:00.

Për shkak të pamundësisë që të sanohen të gjitha rastet e lajmëruara ditën e djeshme, do vazhdohet edhe ditën e sotme. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë