Loading…

Nitaj: Koalicioni me PDK, zgjidhja më e mirë në raport me situatën

  • 17/05/2017 | 19:46

Nitaj: Koalicioni me PDK, zgjidhja më e mirë në raport me situatën

 

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, tha se AAK bëri zgjidhjen më të mirë duke pranuar ofertën e Partisë Demokratike me kryeministër Ramush Haradinajn.


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte përballë dy zgjidhjeve, të pajtohej me rrezikun që Kosovën ta drejtojë Pacolli dhe Mustafa, ose ta pranonte ofertën e PDK-së me kryeministër Ramush Haradinajn”, tha Nitaj për Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai shtoi se zgjidhje perfekte nuk ka.

“Për ne ishte e rëndësishme të bëhej zgjidhja më e mirë e mundshme, kjo ishte zgjidhja më e mirë në raport me situatën e krijuar. Zgjidhje perfekte nuk ka”, shtoi ai.

Nitaj po ashtu tha se është e drejtë absolute e Vetëvendosjes dhe secilës parti tjetër që ta zgjedhë vetë koalicionin që ta maksimalizojë votën e vet.

“Është bërë kulturë e mbrapshtë poltike në një moment që ka një vendim politik, një grup i madh i njerëzve që janë kujdestar në rrjete sociale që përpiqen të demonizojnë gjithçka”, shtoi ndër të tjera Nitaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë