Përkundër dështimeve që pati Qeveria Haradinaj sa ishte në krye të vendit, deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, siç duket po beson për një ‘fitore të madhe’ të partisë së tij, duke e lënë këtë si këshillë për siç i quan ai, kundërshtarët e egër, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se edhe më herët i ka këshilluar kundërshtarët e Haradinajt ta merrnin shtruar, pasi ai do të zgjedhej kryeministër.
Ndërsa tani, ai përsëri ka disa fjalë për ta, pasi që sipas tij, AAK do të dalë fitues në zgjedhjet që pritet të mabhen së shpejti.
“Para zgjedhjeve te fundit parlamentare, e pata bere publike nje keshille per kundershtaret e eger te Ramush Haradinajt, ta merrnin shtruar se ai do te behej kryeminister! Sot, kur jemi ne prag te zgjedhjeve te reja nderkaq, e kam nje porosi edhe per kundershtaret edhe per mbeshtetesit” Miq mbajeni frymen se AAK-ja po shkon drejt fitores se madhe”, ka shkruar ai në Facebook.
Theksojmë se javë më parë Haradinaj dha dorëheqje për shkak të ftesës që e ka marrë nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar.
Ai tash e 4 vite njihet për jokonstruktivitet politik me Brukselin dhe Washingtonin si dhe për proceset e tjera ndërkombëtare, të cilat u kundërshtuan dhunshëm dhe me gaz lotësjellës, siç ka qenë rasti të demarkacioni.
Veç kësaj, Haradinaj po ashtu bllokoi procesin e bisedimeve duke vendosur taksën 100 përqind e cila ndikoi ne izolimin dhe bojkotimin e Kosovës nga BE, si dhe mori kritika të ashpëra nga SHBA.
Kujtojmë se pas gjithë këtyre ka reaguar edhe Ndihmës Sekretari Amerikan, Philip Reeker, i cili ka thënë se amerikanët nuk po krenohen fort me shqiptarët kohëve të fundit dhe se dy shtetet nuk i kanë më mardhëniet e mira siç i kishin dikur./gazetametro.net