Loading…

NISMA u mbledh urgjentisht për të bërë një kërkesë të zakonshme

  • 30/03/2018 | 20:26

NISMA u mbledh urgjentisht për të bërë një kërkesë të zakonshme

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e kryesisë. Në këtë takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, e veçanërisht për dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Republikën e Turqisë.


Nisma vlerëson se me këtë veprim janë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë cenuar rëndë themelet e demokracisë së vendit.

“Nisma vlerëson se Kosova si një shtet i pavarur dhe demokratik duhet ta zbatojë Kushtetutën e vendit dhe t’i respektojë obligimet që dalin nga e drejta dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Me veprimet e djeshme nuk është respektuar hierarkia dhe as fryma të cilën synojmë ta ndërtojmë. Nisma përgëzon qëndrimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës përkitazi me këtë çështje.

“Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë ky veprim.
Transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht”.

Në funksion të kësaj Nisma kërkon hetim parlamentar për këtë çështje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë