Loading…

NISMA: Thaçi do të mbahet mend vetëm për përkulje para pllakave përkujtimore

  • 26/02/2017 | 13:22

NISMA: Thaçi do të mbahet mend vetëm për përkulje para pllakave përkujtimore

Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani në një vjetorin e parë të zgjedhjes së presidentit Hashim Thaçi, ka drejtuar kritika të rënda ndaj tij duke i thënë se ai nga secili qytetarë mbahet mend vetëm për përkuljet para pllakave përkujtimore të serbëve të vrarë, dhe se ai asnjëherë nuk mund të jetë simbol i unitetit.


“Këtij presidenti nuk ia pamë hairin asgjë. Secili qytetarë në vitin e parë të tij si president Hashim Thaçin e mban mend vetëm për përkuljet para pllakave përkujtimore të serbëve të vrarë nga “terroristët” shqiptar dhe me këtë veprim mohove gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollose luftën e shenjtë të UÇK-së”, ka thënë Hasani.

Më të tej Hasani në profilin e tij në Facebook se tash një vit përkundër pakënaqësive të mëdha të qytetarëve Hashim Thaçi u zgjodh president, ku ka theksuar se me të drejtë quhet president i gasit dhe se asnjëherë nuk mund të jetë simbol i unitetit.

“Sot një vit përkundër pakënaqësisë së madhe qytetare Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës. Me të drejtë quhesh president i gasit, sepse vërtetë ti u bëre president duke e shtypur me gas e dhunë qytetarët, në tym e flakë, presion brenda e jashtë Kuvendit, duke shantazhuar deputetët e ca të tjerëve duke u bërë favore kujt një terminal, tjetrin duke e bërë ambasador.  Çka të duhet një post i tillë që e fitove duke shtypur popullin. Dhe rrjedhimisht një president i ardhur në këto rrethana ti asnjëherë nuk munde dhe nuk do të mundesh të jesh simbol uniteti”, ka shkruar më tej Hasani.

Hashim Thaçi është  vetëm president i koalicionit qeverisës dhe jo qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mes tjerash Hasni thotë se Thaçi përveç që ka dështuar si president, ai edhe në arenën ndërkombëtare është dështim në vete.

“Përveç që ke dështuar brenda president edhe në arenën ndërkombëtare je  një dështim në vete, vizitat e tua jashtë mund të numërohen në gishta të një dore”, ka përfunduar Hasani. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë