Loading…

NISMA: Kjo ishte vetëm një betejë, nuk do të ndalemi

  • 18/12/2016 | 22:05

NISMA: Kjo ishte vetëm një betejë, nuk do të ndalemi

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit nxorën në shesh një të vërtetë të madhe, se kjo Komunë ishte lënë pas dore për vite të tëra, shkruan në një komunikatë të NISMA


“Zbulimi i kësaj të vërtete i pengonte shumë pushtetit prandaj e mobilizuan tërë aparatin Parti-Shtet që Drenasi të fitohej lehtë dhe shpejt dhe të mos shkonte as në balotazh”.

“Nisma për Kosovën duke e dërguar Drenasin në Balotazh, është krenare që dha kontribut në fillimin e pluralizmit të vërtetë në Drenas”, vazhdon komunikata.

Këto zgjedhje krijuan një realitet të ri i cili thotë qartë se askush më nuk e ka të sigurt fitoren vetvetiu, sipas NISMA.

Më tej thuhet se Nisma në këto zgjedhje është përballë me shantazhe kërcënime dhe megjithatë anëtarët simpatizantët dhe qytetarët që u angazhuan për ndryshim nuk u mbrapsën por u angazhuan që alternativa për ndryshim të depërtojë te shumë qytetarë të Drenasit.

“Kjo ishte vetëm një betejë, Nisma do të vazhdojë aktivitetin e saj në Drenas dhe për Drenasin”.

Nisma falënderon gjithë votuesit të cilët votuan për Isa Xhemajlin dhe alternativën për ndryshim.

Vet fakti që për herë të parë Drenasi fituesin e vendosi në balotazh është fitore. Edhe njëherë zotohemi se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve të Drenasit!

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë