Loading…

NISMA beson se do ta rrëzojë Qeverinë

  • 11/04/2017 | 12:16

NISMA beson se do ta rrëzojë Qeverinë

Zyrtarë të Nismës thanë sot në hollin e Kuvendit se kanë nisur përgatitjet dhe takimet për mocionin e votëbesimit të qeverisë.


Partitë opozitare po punojnë për harmonizimin tekstit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Kryetarja e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami ka thënë se nga sot dhe ditët në vazhdim do të punojmë për të arritur numrin e nevojshëm të nënshkrimeve dhe të sigurohen se i kanë 61 vota.

Ajo ka shprehur besimin se ky mocion do të kalojë dhe kjo qeveri do të shkojë në shtëpi.

Bajrami tha se ka shumë deputetë që janë shprehur tashmë kundër kësaj qeverie. Pret që mbështetje të japin edhe ata deputë të koalicionit që edhe në fillim patën votuar kundër këtij koalicioni qeverisës, shkruan Kallxo.com.

Për të iniciuar një mocion votëbesimi, duhen nënshkrimet e 40 deputetëve, sipas nenit 100 të Kushtetutës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë