Mehdi Thaçi shef i shtabit zgjedhor nga NISMA në një konferencë për media ka thënë se procesi i votimit ka qenë i përvjedhur me parregullsi në disa qendra të votimit.
Mehdi Thaçi, shef i shtabit zgjedhor të Nisma’s përmes një konference për media akuzon PDK’në se antarët e saj po votojnë më shumë se njëherë, dhe atë në mënyrë të dhunshme
”Presioni mbi qytetarët nga persona të PDK-së në fshatin Sankofc për të votuar aty ku ata nuk duan, tentim i disa personave për të votuar disa herë janë paraqitur në disa vendvotime ka njoftuar NISMA”.
“Vëzhguesit tanë në teren na kanë raportuar që drejtuesi i NLB është duke i ndaluar qytetarët që të votojnë për kë të duan. Në Gllanasellë është duke u përgatitur për votim kolektiv”, tha ai.
Sipas tij në shkollën “Fehmi Lladrovci” është duke u votuar më shumë se njëherë.
“Dega e Nismës fton organet kompetente të merren me këto raste, si KQZ KKZ OJQ.
Dega e Nismës për Drenasin fton të gjithë qytetarët që për këto dy orë sa kanë mbetur deri në mbylljen e qendrave të votimit të dalin dhe të votojnë për ndryshimin”, tha Thaçi. /gazetametro.net