Që nga ora 10:00 janë hapur vendvotimet për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për të dhënë votat e tyre, që do të jenë pro, kundër abo abstenim për kandidaturën e Albin Kurtit.
Procesi zgjedhor në VV mbahet vetëm një muaj para kohës së paraparë e cila erdhi si rrjedhojë e dorëheqjes së Visar Ymerit, shkruan gazetametro.net.
Albin Kurti nuk ka kundërkandidat në këto zgjedhje të brendshme, ani pse kundërshtitë në parti kanë arritur deri aty sa i kanë kërkuar të mos kandidojë.
Bile, gjysma e deputetëve rrezikon të lartohet nga VV’ja që sot me mbarimin e zgjedhjeve dhe, siç është raportuar, ata do të krijojnë një formacion të ri politik.
Ndryshe, VV’ja po përballet me një përçarje të madhe që nga muaji dhjetor. Në njërën anë është Albin Kurti me ‘gardën e vjetër’ dhe në anën tjetër Dardan Molliqaj me të aderuarit e mëpasëm në VV që vinin nga partitë e tjera, e sidomos nga shkrirja e FER’it./gazetametro.net