Loading…

Nisin thirrjet që mërgimtarët t’i bojkotojnë rrugët e Serbisë

  • 25/11/2018 | 23:03

Nisin thirrjet që mërgimtarët t’i bojkotojnë rrugët e Serbisë

Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës kundrejt produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka acaruar edhe më shumë raportet me këto vende.


Madje, shteti serb ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovës dhe anasjelltas të mos lejohen të qakullojnë rrugëve të saj.

Kështu, në rrjetet sociale po qarkullon një hartë me anë të së cilës bëhet thirrje të mos kalohet kah rrugët e Serbisë, kjo pasi që këta të fundit kanë shtuar bllokadat.

Harta në fjalë, bënë thirrje që të zgjedhen rrugët e Shqipërisë, e të bojkotohet ajo  serbe.

Kujtojmë faktin se janë bërë tash e sa dite që kur mallrave serbe u është vendosur taksa 100%, derisa kërkohet edhe fatura me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.

Që pas këtij vendimi, nuk kanë munguar reagimet e shumta duke mos përjashtuar as ato të përfaqësuesve ndërkombetar, transmeton indeksonline.

Politikanët serb, duket të jenë tejet të mllefosur pas vendimit te qeverisë “Haradinaj”, derisa po të njëjtit kanë thënë se po shkelet marrëveshja e “CEFTA-s”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë