Loading…

Nisin restaurimi edhe në kalanë e Drishtit

  • 16/04/2026 | 20:56

Nisin restaurimi edhe në kalanë e Drishtit

Në kishën trikonshe në kalanë e Drishtit, Shkodër, Monument Kulture i kategorisë së parë, kanë nisur punimet restauruese.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thekson se kjo kishë është një dëshmi e çmuar e arkitekturës kishtare të shek. X–XI me planimetri të rrallë me tre absida, e cila për vite me radhë është lënë në harresë dhe e ekspozuar ndaj degradimit.

“Ndërhyrja e hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përfshin pastrim të kontrolluar të vegjetacionit, konsolidim të muraturave dhe restaurim të strukturës së gurit”, tha Gonxhja.

Ministri bëri të ditur se  procesi po zhvillohet me kujdes ndaj monumentit dhe mjedisit përreth.

Kalaja e Drishtit ndodhet 800 metra mbi nivelin e detit me një largësi prej 15 kilometrash nga qyteti i Shkodrës.

Ajo ngrihet mbi luginën e lumit Kir, në pjesēn fundore të saj, dhe është një nga dëshmitë më të rëndësishme të qytetërimit mesjetar në arealin e Shkodrës. Dikur pjesë e qytetit të fortifikuar të Drishtit, ajo shërbeu si pikë strategjike mbrojtjeje dhe si qendër e rëndësishme administrative gjatë Mesjetës, veçanërisht në periudhën e sundimit venedikas.
Edhe sot, muret dhe rrënojat e saj mbajnë gjallë kujtesën e një qyteti që kishte një rol të rëndësishëm në historinë e mesjetës arbërore.

Kalaja e Drishtit është shpallur “Monument Kulture” që prej vitit 1948.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë