Loading…

Nisin hapat pas skandalit me mishin, deputetët vihen në lëvizje

  • 26/03/2018 | 16:28

Nisin hapat pas skandalit me mishin, deputetët vihen në lëvizje

Skandali me mishin që u zbulua nga Gazeta Metro, po sjell rezultate pak ditë pasi u publikua. Në fillim gjithë reagimet nisën për mishin e kapur në Mitrovicë, e më pas mish i tillë u kap edhe në tri qendra të mëdha të Kosovës.


Pas iniciativës për debat, deputetët kosovar kanë marrë iniciativë që të vizitojnë Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinarisë, shkruan gazetametro.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Kuvendi i Kosovës, i cili përmes komunikatës sqaron se komisioni parlamentar do të vizitojë këtë agjencion pas aferës me mishin.

“Të martën, më 27 mars 2018, Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, skandali me mishin që përdorin kosovarët vazhdoi edhe sot në Prizren, ku u kapën nga Inspektorati hiç më pak se 720 kilogramë.

Ndryshe, e gjitha nisi me raportimet e Metros për gjetjen e 1.1 toni mish në ETC dhe VIVA Fresh në Mitrovicë, e cila më pas rezultoi me mish të kapur në Ferizaj, Skënderaj, e në fund edhe në Prizren./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë