Gërmimet e paralajmëruara pas dyshimit për varrezë masive në Mitrovicë, veçse kanë nisur.
Këtë për gazetametro.net e ka konfirmuar, Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për të Pagjeturit. Ai ka shtuar se akoma nuk kanë hasur në ndonjë gjurmë.
“Po, gërmimet kanë nisur nga makineritë. Ende nuk është hasur në ndonjë gjurmë”, ka thënë Gjetaj.
Ndërkaq, Gjetaj ka deklaruar se procesi i verifikimit të këtij lokacioni për ndonjë varrezë eventuale masive, pritet të përfundojë sot gjatë ditës./gazetametro.net