Loading…

Nishani vlerëson me Dekoratën ‘Nder i Kombit’ vëllezërit Haradinaj

  • 13/05/2017 | 15:54

Nishani vlerëson me Dekoratën ‘Nder i Kombit’ vëllezërit Haradinaj

Vizitën e tij në Kosovë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe delegacioni që e shoqëron e vazhduan me homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës.

Kreu i shtetit shqiptar vendosi një kurorë me lule në vendin ku prehet njeriu i konsideruar si presidenti “historik” i Kosovës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë u ndal edhe në familjen Haradinaj, ku pasi bëri homazhe dhe nderoi kujtimin e sakrificat sublime të bijve dhe burrave të kësaj dere liridashëse dhe atdhetare, vlerësoi me

Dekoratën “Nder i Kombit” heronjtë e lavdishëm të luftës çlirimtare: luftëtarët e orëve të para për lirinë e Kosovës, organizatorët, prijësit dhe frymëzuesit në rrugën e lirisë së Kosovës, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë